Nagavci e krahason veten me gjykatësit

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 18:20
Nagavci e krahason veten me gjykatësit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se  ajo ka shkelur Kushtetutën lidhur me reformat në arsim në komunën e Kamenicës.

Madje, Nagavci bëri krahasim me gjyqtarët e Kosovës se kur Kushtetuesja u hedh poshtë ndonjë vendim, ata s’japin dorëheqje.

“Ne kemi marrë veprimet që janë të domosdoshme për të evituar humbjet e shkaktuara tek nxënësit, si pasojë e mosvijimit të mësimit. Për sa i përket aspektit kushtetues, norma kushtetuese është e qartë. Rreth 2 vite nxënësit e kanë humbur mësimin. Ka pasur shumë raste kur Gjykata ka shfuqizuar akte të ndryshme të Qeverisë. Është analoge me gjyqtarët e gjykatave tjera, se kur gjykata kushtetuese i shfuqizon vendimet e gjykatave tjera, asnjë nga gjyqtarët nuk jep dorëheqje ose nuk kërkohet me u shkarku”, ka thënë ajo 

Gjithashtu, Nagavci ka thënë që me këtë vendim MASHT-i e ka përmbushur obligimin ligjor për t’u siguruar fëmijëve të mbetur jashtë shkollës të drejtën për shkollim.

(Kosova Sot Online)