Shefi i stafit të Konjufcës ironizon me qeverinë nën hije të PDK-së

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 18:53
Shefi i stafit të Konjufcës ironizon me qeverinë nën hije të PDK-së

Sot, Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar “Kabinetin e Qeverisjes së Mirë”, udhëheqës i së cilës do të jetë kryetari i saj, Memli Krasniqi.

Gjatë një konference, kreu i PDK’së tha se “Kabineti për Qeverisje të Mirë do ti ketë 15 Departamente dhe 5 prioritete thelbësore. Ekonomi Transformuese, Digjitale dhe e Gjelbër; Rend Publik dhe Siguri Qytetare; Kulturë, Kapitali Njerëzor Konkurrues; Shëndetësi Cilësore, si dhe Diplomacia Aktive dhe Bashkëpunim Ndërshqiptar”.

Ndaj këtij prezantimi nga PDK, ka reaguar me ironi shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli, i cili ka thënë se ky kabinet i opozitës do të jetë për 15 vitet e ardhshme.

“Prezantohet kabineti i opozitës për 15 vitet e ardhshme”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)