A ishte Qeveria Kurti faktor për anëtarësimin e Kosovës në KE!

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 20:00
A ishte Qeveria Kurti faktor për anëtarësimin e Kosovës në KE!

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, Kosova e ka më të lehtë anëtarësimin në KE, pasi, tani i ka dy elemente të reja, që ia lehtësojnë rrugën: Qeverinë e re dhe ndryshimin e situatës gjeopolitike në botë

Gjyshinca ka ngritur një paralele, sa i përket aplikimit në organizata ndërkombëtare, duke thënë se qeveria e tanishme dallon nga qeveritë e kaluara, në organizimin nëpërmjet dy elementeve.

“Përderisa Kosova e ka qeverinë e re, kemi edhe një ndryshim të situatës gjeopolitike në botë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, ai beson se elementet e lartpërmendura do ta ndihmojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës duke pasur përkrahjen e vendeve anëtare dhe atyre perëndimore.

“Ne jemi duke punuar ngushtë me miqtë e Kosovës, të cilët kanë qenë lobuesit për të drejtat tona, që nga fillimi”, ka thënë Gjyshinca në emisionin FIVE.

Ndër të tjerash Gjyshinca, ka thënë se, kjo çështje nuk është definitive, por sipas tij, ka mundësi që të ndryshojë agjenda e Këshillit të Ministrave, të cilët do të mblidhen të premten.

(Kosova Sot Online)