Gjermanët emigrojnë me të madhe drejt Zvicrës

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 20:36
Gjermanët emigrojnë me të madhe drejt Zvicrës

Gjermanët emigrojnë me të madhe drejt Zvicrës Sipas statistikës së Zyrës Federale në Wiesbaden, vitin e kaluar janë rritur emigrimet e gjermanëve në Zvicër për 2100 persona në krahasim me 2020. Kjo do të thotë 0.7 për qind më shumë ose 309 mijë gjermanë të larguar në Zvicër.

Në vendin e dytë, gjermanët preferojnë Austrinë me 209 mijë të larguar, ndjekur nga Spanja (140 mijë), Franca (83 mijë) dhe Holanda (81 mijë) “E përbashkëta e të dyja shteteve është gjuha,” thonë nga Zyra Federale për numrin e madh të gjermanëve që ikin në Zvicër. Gjuha është një barrierë për të huajt, por kjo nuk vlen për vendin fqinj.

Po ashtu edhe aspekti i tarifave luan rol të madh për emigrim,  Ngjashëm edhe numri i natyralizimeve të gjermanëve më së shumti ndodhin në Zvicër, plot 6900 sosh, ndjekur nga Suedia me 1400 natyralizime. Shifrat janë të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)