Gjukanoviq sot në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 08:41
Gjukanoviq sot në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret sot për vizitë zyrtare presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Gjukanoviqi do të pritet me ceremoni shtetërore duke filluar nga ora 20:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Të dy presidentët fillimisht do të zhvillojnë një takim e më pas do të dalin në konferencë për media.

(Kosova Sot Online)