Gjilanasi kapet nga policia duke kultivuar drogë në saksi

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 09:56
Gjilanasi kapet nga policia duke kultivuar drogë në saksi

Është arrestuar një person në Zhegër të Gjilanit për shkak se njësitë policore gjatë bastisjes në oborrin e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një bimë  narkotike e llojit Kanabis Sativa, me gjatësi 120 cm e cila kishte qenë e mbjellë në një saksi. 

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Me rastin po merret njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)