Familja e Hysni Gucatit në ankth duke shikuar seancën, u ndalet edhe rryma

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 10:51
Familja e Hysni Gucatit në ankth duke shikuar seancën, u ndalet edhe rryma

T7 po qëndron në shtëpinë e Hysni Gucatit, atje ku po i kushtohet vëmendje të madhe seancës për shpalljen e aktgjykimit ndaj tij dhe Nasim Haradinajt. Por aty ndodhi diçka e papritur, është ndalur energjia elektrike.

Teksa familja ndodhet në emocione të mëdha për shpalljen e vendimit, ata po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike.

Nga pamjet e realizuara nga T7 shihet se familjarët nuk po mund të përmbahen as nga lotët.

Fotografia tregon se televizori është i fikur aktualisht për shkak të ndaljes së rrymës.

Ndalet rryma në shtëpinë e Hysni Gucatit

(Kosova Sot Online)