Ambasadori Hovenier shkruan për udhëtimin në Mitrovicë, e quan produktiv

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 11:03
Ambasadori Hovenier shkruan për udhëtimin në Mitrovicë, e quan produktiv

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar dje qytetin e Mitrovicës ku është takuar me shoqërinë civile, policinë e Kosoës dhe kryetarët e komunave të veriut.

Ai e ka quajtur një udhëtim produktiv dhe ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar që ta shohë Mitrovicën si vend multietnik dhe demokratik.

“Udhëtim produktiv në Mitrovicë dje, udhëtimi im i parë komunal jashtë Prishtinës ku takova kryetarët, policinë e Kosovës, mediat e pavarura dhe aktivistët. Derisa të gjithë fokusohen për rolin në të kaluarën, unë besoj se Mitrovica është një nga manifestimet më të mira për të ardhmen e Kosovës. Inspiruese t’i takoj shoqërinë civile, aktivistët e rinj të dedikuar për të bërë këtë aspiratë realitet dhe për të siguruar që Mitrovica bëhet një vend ku Kosova demokratike dhe multietnike mund dhe duhet të lulëzojë dhe të ofrojë për të gjithë qytetarët. ShBA-ja është e angazhuar që ta shoh këtë duke ndodhur”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)