Momenti kur Gjykata Speciale e dënon Gucatin me 4 vjet e gjysmë burgim

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 11:18
Momenti kur Gjykata Speciale e dënon Gucatin me 4 vjet e gjysmë burgim

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati qëndroi serioz ndërsa kryetari i trupit gjykues, Charles Smith e lexoi aktgjykimin dënues ndaj tij.

Për veprën penale të hakmarrjes ndaj dëshmitarëve, Gucati u shpall i pafajshëm.

I njëjti dënim iu shqiptua edhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 26 shtator 2020 me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata u akuzuan për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/video-1652864463.mp4

(Kosova Sot Online)