Policia publikon fotografitë e dy personave në kërkim: Janë recidivistë me të kaluar kriminale

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 11:32
Policia publikon fotografitë e dy personave në kërkim: Janë recidivistë me të kaluar kriminale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e dyshuar janë: “Xhevat Hamit Thaqi Dl.09.05.1975 nga Guri i Kuq –Rahovec me banim ne rrugën “Mithat Frashëri Nr.257 në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1013426917 dhe Safet (Sadri) Gashi Dl.08.05.1986 me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648”, njofton policia.

Sipas policisë personat që po kërkohen janë recidivistë me të kaluar kriminale.

“Lidhur me rastin penal “Kanosje” pranë Sektorit  te Hetimeve Rajonale ne Gjakovë  janë duke u zhvilluar hetime intensive ne lidhje  me rastin në fjalë, ku gjatë veprimeve hetimore  janë identifikuar të dyshuarit e lartcekure të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme  kanë kanos zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur.

Në lidhje me rastin nuk është arrite të sigurohet prezenca e personave në fjalë dhe përkundër se janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe disa lokacione dhe ju është dërguar ftesa  nga ana e njësitit të hetimeve  të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës se policisë.

Te dyshuarit në fjalë të cilët janë në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës janë recidivistë me të kaluar kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar te paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor”, thuhet në apelin e policisë.

(Kosova Sot Online)