Qeriqi: Besojmë që në shkallën e dytë Gucati e Haradinaj do të lirohen nga burgu

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 11:35
Qeriqi: Besojmë që në shkallën e dytë Gucati e Haradinaj do të lirohen nga burgu

Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, tha se ka pritur vendim tjetër të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Qeriqi tha se vendimi i Speciales ishte politik, ndërsa tha se shpreson që Gjykata e Apelit ta ndryshojë atë.

“Kam pritur një vendim tjetër, lirues, për arsye se shkaktar i gjithë kësaj ngjarje ka qenë brenda Gjykatës Speciale…. Për neve është një vendim zhgënjyes. Po vërehet se është një vendim politik por po besojmë që gjykata tjetër në shkallën e dytë do të marrë vendim ndryshe dhe do t’i lirojë nga burgu”, tha ai.

Lidhur me protestat e paralajmëruara nga Faton Klinaku i OVL-UÇK-së, Qeriqi tha se për çdo gjë do të vendosin bashkë, pas takimeve të vazhdueshme që tha se i kanë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata u shpallën të pafajshëm për veprën penale të hakmarrjes ndaj dëshmitarëve.

(Kosova Sot Online)