Me flamurin e UÇK-së, Kosovari që shkoi tek Specialja për ta pritur vendimin për Haradinajn e Gucatin

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 11:49
Me flamurin e UÇK-së, Kosovari që shkoi tek Specialja për ta pritur vendimin për Haradinajn e Gucatin

Sot në Gjykatën Speciale është shpallur vendimi për dy krerët e OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati. Haga i ka dënuar të dy me nga katër vjet e gjysmë burg për zbulimin e dokumenteve konfidenciale të Prokurorisë së Hagës.

Ndërkohë para Gjykatës në Hagë, për të pritur vendimin ndaj dy krerëve të OVL UÇK-së ka shkuar Valon Avdijaj.

Ai ka publikuar fotografi edhe teksa ishte nisur rrugës për të shkuar në Hagë, dhe ka publikuar edhe fotografi me flamurin e UÇK-së teksa ka pritur vendimin për Gucatin e Haradinajn.

Avdijaj edhe më herët kishte vizituar Hagën, madje edhe kishte kënduar përpara rrethojave të Speciales me flamurin e UÇK-së.

(Kosova Sot Online)