Pas Rektoratit, kërcënim për bombë me e -mail edhe në shkollën “Xhevdet Doda”

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 11:54
Pas Rektoratit, kërcënim për bombë me e -mail edhe në shkollën “Xhevdet Doda”

Një kërcënim për mjet shpërthyes është bërë sot edhe në Shkollën “Xhedet Doda” në Prishtinë. Një kërcënim i tillë ka shkuar dje edhe në adresë të Rektoratit të Prishtinës, por që Policia s’ka gjetur gjë.

Drejtuesit e kësaj shkolle e kanë marrë kërcënimin përmes postës elektronike.

Rastine ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Ndërkohë që  në një perimetër të caktuar policia ka evakuar nxënësit dhe personelin e shkollës,  specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë  informatën”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)