Avokati pas dënimit të Gucatit e Haradinajt: S’ka përfunduar, është aktgjykim i shkallë së parë

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 12:08
Avokati pas dënimit të Gucatit e Haradinajt: S’ka përfunduar, është aktgjykim i shkallë së parë

Avokati Skënder Musa ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, e cila i dënoi ata me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Ai ka thënë se ky është aktgjykim i shkallës së parë dhe se ende s’ka përfunduar procesi në tërësi, përveç çështjes së paraburgimit.

“Ky është aktgjykim i shkallës së parë, nuk ka përfunduar asgjë sa i përket mbrojtjes së tyre me përjashtim të çështjes së paraburgimit. Pas marrjes së aktgjykimit, avokatët mbrojtës dhe të akuzuarit kanë të drejtë që të parashtrojnë ankesë dhe me siguri që do t’i përfshijnë të gjitha detajet, por në radhë të parë mendoj që fillimisht duhet të sulmohet dhe të goditet çështja e kompetencave, për shkak se në Dhomat e Specializuara parashihet edhe mundësia e bashkëpunimit me gjykatat e Kosovës dhe kompetenca për ta gjykuar apo hetuar këtë rast”.

Musa ka thënë gjithashtu se veprat penale për të cilat u dënuan nuk janë krejtësisht të qarta nëse kanë qenë plotësisht në kompetencë të Gjykatës Speciale.

“Kam shpresuar në lirimin e tyre, mirëpo vendimet dinë të jenë befasuese. Sa i përket veprave që përfshihen në ligjin e Dhomave të Specializuara nuk parashihet kjo vepër, por parashihet që çdo lëndë që lidhet me lëndë lëndore të Dhomave të Specializuara që padyshim, sipas mendimit tim, nënkupton që në bazë të kësaj pjese të dispozitës ku parashihen kompetencat e Dhomave të Specializuara rrjedh se kanë të drejtë t’i hetojnë dhe gjykojnë edhe veprat penale të lidhen me veprën bazë apo siç ka qenë rasti tash lidhur me pengimin e drejtësisë dhe frikësimin e dëshmitarëve. Megjithatë, nuk është e sanksionuar aq qartë dhe nuk e di sa e ka shfrytëzuar mbrojtja të drejtën apo kompetencën e Gjykatës Speciale dhe Prokurorit Special që të hetojë veprën penale për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve”, ka thënë ai.

Musa tha se dënimi i shqiptuar ndaj tyre është një dënim kapital për këto lloj të veprave penale.

“Dhe në arsyetimin që dëgjova thuhet se kanë penguar drejtësinë dhe kanë zbuluar sekretet. Sekretet s’mund të zbulohen nga personat jashtë procesit gjyqësor, duhet me qenë palë në procedurë për të zbuluar sekrete, sepse as kodi penal, por as vetë ligji i Dhomave të Specializuara nuk e parashohin mundësinë që personat e tretë pa pasë mundësinë qasje institucionet e prokurorisë dhe gjykatës ta zbulojnë sekretin. Dhe asnjë fjalë s’u tha as nga gjykata, as nga prokuroria se nga rrodhi ky sekret. Kush i dërgoi shkresat e lëndës, nuk ka qenë detyrë e Gucatit dhe Haradinajt që të zbulojnë kush i ka dërguar dosjet, sepse është detyrë e policisë dhe prokurorisë që të zbulojnë kush i ka sjellë ato”.

“Ky është aktgjykim i shkallës së parë, nuk ka përfunduar asgjë sa i përket mbrojtjes së tyre me përjashtim të çështjes së paraburgimit. Pas marrjes së aktgjykimit, avokatët mbrojtës dhe të akuzuarit kanë të drejtë që të parashtrojnë ankesë dhe me siguri që do t’i përfshijnë të gjitha detajet, por në radhë të parë mendoj që fillimisht duhet të sulmohet dhe të goditet çështja e kompetencave, për shkak se në Dhomat e Specializuara parashihet edhe mundësia e bashkëpunimit me gjykatat e Kosovës dhe kompetenca për ta gjykuar apo hetuar këtë rast”.

(Kosova Sot Online)