Motra e Gucatit: U shpallën kriminelë pa bërë krim

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 12:27
Motra e Gucatit: U shpallën kriminelë pa bërë krim

Pas aktgjykimit të shpallur ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, nga Gjykata Speciale, reagoi edhe motra e kryetarit të OVL të UÇK-së, Sevdije Gucati.

Ajo deklaroi se pas  23 vjetësh, sot dënohen padrejtësisht e quhen kriminelë pa bërë ndonjë krim, ata qe nuk kursyen asgjë për popullin e vet në kohë lufte.

“Padrejtësi për çlirimtarët që u dënuan vetëm se frymuan,vetëm se mbetën të gjallë”, shkroi ajo.

“Kosovë, pse hesht përballë këtyre akuzave të pabaza, kësaj njollosjeje të një lufte ku u derdh shumë gjak për lirinë tonë”, shkroi ajo.

“Kërkojmë lirinë e tyre dhe besojmë në pafajësinë e tyre se shpejti drejtësia do bie ne vend”.

(Kosova Sot Online)