Kërcënimi me bombë te “Xhevdet Doda”, zjarrfikësit hyjnë në objektin e shkollës

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 13:14
Kërcënimi me bombë te “Xhevdet Doda”, zjarrfikësit hyjnë në objektin e shkollës

Në objektin e shkollës “Xhevdet Doda” kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve. Në adresë të kësaj shkolle sot është pranuar një kërcënim për një mjet shpërthye.

Media raporton nga vendi i ngjarjes se zjarrfikësit po hyjnë në objektin e shkollës.

Edhe ekipet e deminimit të Policisë së Kosovës janë duke kontrolluar hapësirën.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)