Dënimi i Gucatit dhe Haradinaj, jehonë në mediat ndërkombëtare

  • A.P /
  • 18 May 2022 - 16:02
Dënimi i Gucatit dhe Haradinaj, jehonë në mediat ndërkombëtare

Dënimi i sotëm për dy krereët e organizatës së veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, nuk ka kaluar pa jehonë edhe te mediat ndërkombëtare.

“Veteranët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale për frikësimin e dëshmitarëve.” është titulli i medias franceze Le Figaro.

Nasim Haradinaj, fotografi ilustruese e Le Figaro

Për dënimin e dy krerëve të OVL-UÇK-së ka raportuar sot edhe France24.

Për dënimin e dy krerëve të OVL-së i ka interesuar të raportojë edhe një mediumi në Australi.

“Specialja dënon për krime lufte dy udhëheqësit e veteranëve të Kosovës”, thotë titulli i atij mediumi.

Poashtu, media austriake puls24.at, pasi tregon dënimin prej 4.5 vitesh të dy udhëheqësve të veteranëve, mes tjerash shkruan për “publikimin e dokumentave të besueshme” që kanë tentuar të pamundësojnë punën e Gjykatës. “Ky është vendimi i parë i Gjykatës Speciale prej themelimit të saj në 2015”.

(Kosova Sot Online)