Mediat finlandeze raportojnë me shqetësim për deklaratën e fundit të zëdhënëses ruse

  • A.P /
  • 18 May 2022 - 20:25
Mediat finlandeze raportojnë me shqetësim për deklaratën e fundit të zëdhënëses ruse

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova tha sot se përgjigja e Rusisë ndaj kërkesës së Finlandës për anëtarësim në NATO do të ketë natyrë ushtarake. 

Media finlandezeka raportuar me shqetësim lidhur me këtë deklaratë.

Do të jetë një surprizë. Natyrisht, vendimi merr parasysh të gjithë faktorët dhe karakteristikat që lidhen me anëtarësimin e Finlandës në NATO. Në bazë të këtyre parametrave do të merret një vendim, por mbi të gjitha sigurisht që është çështje ushtarake, tha ajo.

Sipas Zaharovës, secili vend duhet të marrë vendimet e veta, por kjo nuk duhet të jetë në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera.

(Kosova Sot Online)