Aksidenti tragjik/ Humb jetën gjyshja, si është gjendja e vajzës së saj dhe dy mbesave

  • E.K /
  • 19 May 2022 - 10:07
Aksidenti tragjik/ Humb jetën gjyshja, si është gjendja e vajzës së saj dhe dy mbesave

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin e autostradës Milot- Mamurras.

Një taksi e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt, për pasojë një person ka humbur jetën gjatë rrugës në spital.

Në mjet udhëtonin 56-vjeçarja, vajza e saj 30 vjeç dhe dy mbesat e mitura.

Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjyshja nuk ka mundur të shpëtojë.

Viktima është identifikuar si Prena Gjetani 56 vjeç nga Fushë Miloti. Polici po heton shkaqet e plota të këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)