Akademiku serb: S’ka zgjidhje magjike për Kosovën, ka vetëm respekt për realitetin

  • E.K /
  • 19 May 2022 - 10:41
Akademiku serb: S’ka zgjidhje magjike për Kosovën, ka vetëm respekt për realitetin

Teodorovic: Nuk ka zgjidhje magjike kompromisi për Kosovën, vetëm realitete.

Akademiku serb Dushan Teodoroviq ka thënë se çështja e Kosovës, për të cilën “flitet vazhdimisht” nuk ka “zgjidhje magjike”.

“Ka vetëm respekt për realitetin, me negociata të ashpra mbi çështjet ekonomike, mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave”, tha Teodoroviq për të përjavshmen NiN.

Ai gjithashtu tha se Europa këto ditë “na thotë pa mëdyshje se Serbia, e cila është duke negociuar anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE), duhet të bëjë një zgjedhje strategjike, të ndryshojë politikën e saj të jashtme dhe të ndalojë së luajturi në tela midis BE-së dhe Rusisë”.

Teodoroviq ka thënë se mesazhi që BE po i dërgon Serbisë është në thelb shumë i thjeshtë.

“Ky mesazh thotë: Ju keni shprehur dëshirën tuaj për t’u bërë anëtar i klubit tonë. Ju lusim të lexoni udhëzimet për pranimin e anëtarëve të rinj dhe të plotësoni pyetësorin sipas këtyre udhëzimeve”, tha Teodoroviq. 

(Kosova Sot Online)