Mediat austriake shkruajnë për aksidentit e autobusit shqiptar: Vullnetarë të shumtë për të ndihmuar”

  • E.K /
  • 19 May 2022 - 12:59
Mediat austriake shkruajnë për aksidentit e autobusit shqiptar: Vullnetarë të shumtë për të ndihmuar”

Një aksident i rëndë i një autobusi nga Kosova ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Salzburg të Austrisë, kurse kjo ka përbërë lajm edhe për mediat austriake.

“Në autobanin Westautobahn pranë Salzburger Flachgau në natën e së enjtes ka ardhur deri te aksidentimi i një autobusi nga Kosova. Si pasojë jane plagosur 19 persona, prej të cilëve tre në gjendje të rëndë,” shkruan portali më i klikuar austriak “krone.at”. “Në autobus kishte 29 pasagjerë, të cilët udhëtonin drejt Gjermanisë – kryesisht Stuttgart, Dortmund, Essen, Köln, Mannheim dhe Hannover.”

 Autobusi për arsye akoma të paqarta ka dalë nga rruga dhe është përplasur për mbrojtëset anësore të rrugës. Fatmirësisht gjatë përplasjes nuk është ndodhur ndonjë veturë tjetër në rrugë. 

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Salzburgut, kurse mes pasagjerëve kishte edhe një fëmijë që fatmirësisht ka mbetur i paplagosur.

Kërkesë e madhe për ndihmë

Mediat austriake theksojnë se ka pasur oferta të shumta për ndihmë: Ndihma e Shpejtë ka ardhur me 50 vullnetarë dhe 14 ambulanca, kurse zjarrfikësit me 60 vullnetarë dhe tetë automjete.

Poashtu kanë ardhur edhe ndihma nga qytetet fqinje, mes tjerash edhe një automjet nga Gjermania.

(Kosova Sot Online)