Kosovën e mbështet edhe një shtet tjetër në synimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

  • G.G /
  • 19 May 2022 - 13:32
Kosovën e mbështet edhe një shtet tjetër në synimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti është takuar me Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Johanna Sumuvuori.

Sumuvouri ka thënë se Finlanda e përkrahë Kosovën në vendimin për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës .

“Diskutime të shkëlqyeshme me zëvendësministrin e Kosovës në çështje të ndryshme, përfshirë vendimin e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Finlanda përkrahë plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)