Zbardhet lista e plotë me emrat për President që po propozojnë deputetët e PD

  • E.K /
  • 19 May 2022 - 14:50
Zbardhet lista e plotë me emrat për President që po propozojnë deputetët e PD

Grupi parlamentar demokrat po diskuton sot për herë të parë për emrat e kandidatëve për President që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament.

Një numër i madh kandidatësh janë propozuar nga deputetët demokratë në mbledhjen ku marrin pjesë 26 prej tyre dhe Komisioni i Rithemelimit e ka bojkotuar.

Kandidatët

Ferdinand Xhaferri propozon Leonard Demit

Flamur Hoxha, Zef Hila dhe Ramadan Lika propozojnë Arben Çejkun

Bledjon Nallbati propozon Dritan Demirajn

Kreshnik Çollaku propozon Dashamir Shehin, Lajlja Përnaskën dhe Jorida Tabakun

Sajmir Koreshi propozon Visar Zhitin

Xhelal Mziu propozon Dashamir Shehin, Rexhep Ukën dhe Halim Kosovën

Dhurata Çupi propozon Princ Lekën

(Kosova Sot Online)