Kurti takohet me senatorin amerikan i cili e quajti “kokëfortë” për dialogun

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 16:31
Kurti takohet me senatorin amerikan i cili e quajti “kokëfortë” për dialogun

Senatori amerikan Chris Murphy i cili qëndroi në Prishtinë gjatë muajit prill, ka pritur në takim kryeministrin Kurti kësaj here në kryeqytetin amerikan.

Murphy e kishte quajtur Kurtin “kokëfortë” në raport me dialogun Kosovë-Serbi pas takimit që kishte zhvilluar me të në qeverinë e Kosovës.

Por në takimin që e ka zhvilluar dje me shefin e qeverisë kosovare, senatori Murphy e ka quajtur mik kryeministrin Kurti që po ua rikujton lidhjen e pathyeshme mes Kosovës dhe Amerikës

“E shkëlqyeshme të ulem me mikun tim, Albin Kurti  kryeministër i Kosovës. Ai po bën një turne të madh në Shtetet e Bashkuara (përfshirë Connecticut më vonë këtë javë) për të na kujtuar lidhjen e pathyeshme mes Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)