Tahiri ia kthen Muratit: Ministër më spekulant e manipulues s’kemi pasë kurrë

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 18:02
Tahiri ia kthen Muratit: Ministër më spekulant e manipulues s’kemi pasë kurrë

Shefi i grupit parlamentar, Abelard Tahiri i është përgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili ia kërkoi dorëheqjen nga pozita e deputetit. Gjithçka nisi pasi Tahiri paraprakisht u shpreh i gatshëm që të vë bast me mandatin e tij të deputetit se “nuk janë mbledhur as 2 milionë euro” në Fondin e Sigurisë, të themeluar nga Qeveria për ta ndihmuar ushtrinë e vendit.

Tahiri nuk foli për dorëheqjen, por e quajti muratin “spekulant” dhe “manipulues”.

“Ministër. ministër të Financave, Republika e Kosovës që prej themelimit të saj, që nuk flet për numra por flet me spekulime, kurrë nuk ka pasur deri në rastin tënd. Spekulant dhe manipulues më të madh sesa ti ministër të Financave kurrë s’kemi pasë”, tha ai.

Tahiri tha se Murati do të duhej ta kishte dhënë pagën e tij të prillit për Fondin e Sigurisë.

“Dil dhe thuaj që janë 2 milionë e 100 mijë euro. Sepse s’janë. ti e di saktë se sa janë në Bankën Qendrore”, tha ai.


(Kosova Sot Online)