Deputetja e LDK-së nervozohet pasi e qortoi ministri Murati: Mos gabo kurrë më

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 18:03
Deputetja e LDK-së nervozohet pasi e qortoi ministri Murati: Mos gabo kurrë më

Ministri Hekuran Murati e ka qortuar publikisht deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, të mos ndërhyjë në fjalimet e tij.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ministri i Financave dhe Transfereve u acarua pas ndërhyrjeve të deputetes Dumoshi gjatë fjalimit të tij. Murati i kërkoi Dumoshit të ketë respekt për të tjerët brenda kuvendit.

“E nderuar deputete kontributi i vetëm i juaj prej se ju mbaj mend është me ndërhy në fjalët e dikujt tjetër. Prej që ka fillu ky mandat, jam më se i sigurt që tash e gati një vit e gjysmë i vetmi kontribut i juaji është ndërhyrja në fjalën e tjetër kujt. Pak respekt ju lutem!”, qortoi ministri, deputeten Dumoshi.

Në një kundërpërgjigje ndaj fjalimit të ministrit Murati, Dumoshi e quajti atë “arrogant” dhe “injorant”.

“Ministër, mua më vjen shumë ekq për ty. Ti je një arrogant i pashembullt në këtë kuvend. Unë jam Vlora Dumoshi, jam deputete e këtij kuvendi. Unë kam të drejtë të bëj edhe pyetje. Ti nuk ke të drejtë që me arrogancë dhe injorancë t’i drejtohesh deputetëve. Çka po mendon ti? Kush je vëlla ti? Ti neve po na flet si nxënësve të këqij. Ndale veten se je shembull i keq. Nuk ke t’i drejtë me m’u qasë mua në asnjë sekond! Këtë harroje, ministër! Në qoftë se ke ndonjë problem, të lutem zgjedhi problemet ku duhet, e jo këtu”, i tha Dumoshi, ministrit.

Dumoshi e quajti “dështim” ministrin Murati. 

(Kosova Sot Online)