Tahiri shumë i zëshëm për Fondin e Sigurisë, Konjufca: Unë e kam dhënë pagën, ti s’e di

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 18:27
Tahiri shumë i zëshëm për Fondin e Sigurisë, Konjufca: Unë e kam dhënë pagën, ti s’e di

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka pyetur shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirin nëse ka informata se ai nuk e ka dhënë pagën e kryetarit të Kuvendit për Fondin e Sigurisë.

Tahiri më herët kritikoi krerët e institucioneve dhe deputetët se nuk kanë dhënë shembull duke e dhënë pagën e tyre për fondin e ushtrisë.

“Ti, kryeministri, të gjithë deputetët, shefja e grupit, kryetari i Kuvendit, të gjithë ju, bëhuni shembull, jepeni pagën, tregoni qysh jeni për fond”, tha Tahiri.

“Z. Tahiri, a ke informata që unë nuk e kam dhënë pagën?”, e pyeti kryeparlamentari Konjufca pasi ai e përfundoi fjalën.

“Ka deputetë në baza individuale që e kanë dhënë, të pozitës dhe opozitës”, nisi t’i përgjigjej Tahiri.

Por Konjufca e ndërpreu.

“Unë për shembull e kam dhënë. A ke informata që s’e kam dhënë?”.

“Jo të përmenda si kryetar i Kuvendit”, u arsyetua Tahiri.

Konjufca tha se beson që sikur ai kanë vepruar edhe zyrtarë tjerë publik.

“Z. Tahiri unë për vete e kam dhënë dhe mendoj që duhet me bë publicitet me këtë punë dhe unë mendoj që shumë zyrtarë publik e kanë dhënë, por nuk është punë e publicitetit”, tha kryeparlamentari.

Tahiri theksoi çështjen se si fondi, sipas tij, po mbahet sekret, ndërsa Konjufca e ndërpreu edhe një herë për t’ia bërë edhe një pyetje.

“E tani e kam një pyetje. Meqenëse nuk e dite për mua, nuk e di as për këta tjerët?”.

Kësaj pyetjtje nuk iu përgjigj Tahiri.

(Kosova Sot Online)