Shoqata për Energji të Ripërtëritshme ka një paralajmërim pas pezullimit të vendimit të ZRrE’së

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 11:40
Shoqata për Energji të Ripërtëritshme ka një paralajmërim pas pezullimit të vendimit të ZRrE’së

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme ka reaguar pas situatës së krijuar së fundmi, pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi aktvendimin e Themelores për pezullimin e tarifave shtrenjta, të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Sipas kësaj shoqate, me pezullimin e vendimit të ZRRE’së, “do të ketë implikime të mëdha në zingjirin e funksionimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, dhe do të rrezikohet edhe siguria ekonomike, industriale dhe publike në mungesë të udhëzimeve të qarta të zbatimit të vendimit mbi pezullimin, deri në marrjen e vendimeve meritore”.

“Kjo për faktin e pa mohueshëm se edhe anëtarët e shoqatës në të kaluar edhe tani përkundër se janë pajisur me të gjitha lejet e nevojshme në pajtim me ligjin, janë ballafaquar me situata të tilla, ku gjykatat përmes vendimeve për shtyrjen e ekzekutimeve të vendimeve, të organeve publike në çështje administrative për një kohë të gjatë, kanë sjellë investitorët buzë falimentimit, duke iu cenuar edhe e drejta për një gjykim të drejt dhe mbrojtën e të drejtëve në procedura para organeve gjyqësore të cilat i ka konstatuar në disa raste edhe Gjykata Kushtetuese”, thuhet në reagim.

Kjo shoqatë ka ftuar organet publike dhe ato gjyqësore aty ku ka mundësi dhe hapësira ligjore që të ndërmarrin veprime, për të ndryshuar qoftë edhe legjislacionin.

“Zyra Rregullatore për shoqatën e BREve ka qenë dhe mbetet njëri ndër institucionet më prëkushtuara në zbatimin e legjislacionit, ka përkrahur në mënyrë të vazhdueshme zhvillimin e investimeve përmes eliminimit të çfarëdo barriere procedurale, dhe është përgjigjur gjatë gjithë kohës në kërkesat e secilit individ dhe çdo investitori qoftë vendor apo i huaj.

Ftojmë organet publike dhe ato gjyqësore aty ku ka mundësi dhe hapësira ligjore që të ndërmarrin veprime, për të ndryshuar qoftë edhe legjislacionin, sepse efektet e pezullimit në këtë formë kanë rrezikuar ndërmarrjet e energjisë dhe zhvillimin ekonomik dhe do të rrezikojnë edhe zhvillimin ekonomik, dhe mungesën e investimeve në sektorin e Energjisë së Burimeve të Ripërtëritshme”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

(Kosova Sot Online)