Lexoni edhe:
Serbia është shtet nacional fashist që ka shkaktuar gjakderdhje të madhe në Ballkan, të izolohet dhe ndëshkohet e të mos përkdhelet nga BE-ja
Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi
Projekti “Open Ballkan” (Ballkani i Hapur) ka qenë iniciative e dyshes Rama-Vucic, pa u konsultua fillimisht edhe me shtetet tjera te Ballkanit Perëndimor. Prandaj që në start ka qenë e destinuar për të dështuar, sepse s'mund të bëhet diçka e njëanshme dhe që nuk është në interesin e të gjithëve.
Konsideroj që Procesi i Berlinit do të jetësohet, me që është projekt gjerman dhe i Evropës në përgjithësi. Projekt që i paraprin integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen në paketë pjesë e Bashkimit Evropian.
Në të kundërtën nëse Serbia bëhet pjesë e BE-së para shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, mund t'u shkaktoj probleme duke përdor veton e saj. E njohim politikën e Serbisë dhe çfarë probleme mund të na sjell.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".