Këto qytete në Kosovë, cak i mashtrimit me monedha të falsifikuara

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 12:50
Këto qytete në Kosovë, cak i mashtrimit me monedha të falsifikuara

Rastet e mashtrimeve me monedha të falsifikuara po shtohen dita ditës në Kosovë.

Këtë radhë sipas raportit të policisë së Kosovës, rastet u regjistruan në Mitrovicë, Vushtrri e Viti. Kartmonedhat në vlerë prej 950 eurosh dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raport thuhet se pronari i nnjë marketi në Viti raportoi se kishte pranuar kartëmonedhë prej 100 eurove e cila dyshohej të jetë e falsifikuar.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i market ka raportuar se kishte pranuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për procedurë të mëtejme”, thuhet në raport.

Ndërkaq në Mitrovicë u raportua në dy raste të ndara për dy kartëmonedha prej 100 €, të cilat gjithashtu dyshohen të jenë të falsifikuar, shkruan Insajderi.

Në dy raste të ndara është raportuar për dy kartëmonedha prej 100 € të cilat dyshohen të jetë e falsifikuar. Monedhat janë konfiskuar nga forenzika”, thuhet në raportin e përgatitur nga policia

Në anën tjetër për dy kartmonedha nën dyshime për falsifikim u raportua edhe në Vushtrri, të njejtat u konfiskuan nga forenzika.

“Në dy raste të ndara është raportuar për dy kartëmonedha , njëra kartëmonedhë prej 500 € dhe tjetra prej 50 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuar. Monedhat është konfiskuar nga forenzika”, thuhet në raport

(Kosova Sot Online)