Kreu i Deçanit: QUINT-it t’i japë përgjigje Qeveria për Manastirin

  • G.G /
  • 20 May 2022 - 13:01
Kreu i Deçanit: QUINT-it t’i japë përgjigje Qeveria për Manastirin

Disa herë radhazi shtetet e QUINT-it janë duke i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të implementojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen e pronave të manastirit të Deçanit.

Një komunikatë të tillë e kanë lëshuar edhe sot, duke shënuar kështu herën e katërt që e bëjnë thirrjen e njëjtë brenda mandatit të Qeverisë Kurti.

Lidhur me këtë kërkesë të përsëritur të QUINT-it ka folur kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ramosaj ka thënë se përgjigje për këtë çështje duhet të japë Qeveria e Kosovës.

‘Për këtë Qeveria të japë përgjigje. Për qytetarët e Deçanit dhe për mu personalisht është vendim i padrejtë. Është çështje e Qeverisë’’, ka thënë ai për Periskopin.

(Kosova Sot Online)