FSK-së i shtohen edhe 257 ushtarë

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 14:09
FSK-së i shtohen edhe 257 ushtarë

Në kazermën „Skënderbeu“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ferizaj, u mbajt sot ceremonia e betimit të 257 rekrutëve të rinj, gjenerata e parë e FSK-së për vitin 2022, pas përfundimit të trajnimit bazik nëntë javorë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

Në ceremoninë e betimit të pranishëm ishin: Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, zëvendës kryeministri i republikës së Kosovës, z.Besnik Bislimi, Ministri i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaçi si dhe gjeneralë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, atashe ushtarakë, përfaqësues të NALT-it, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe publike, si dhe familjarë të rekrutëve dhe mysafirë të shumtë.

Rekrutët që diplomuan sot do të rreshtohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave dhe punëve fisnike, që do të kenë në karrierën e tyre, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)