MPJ falënderon ministrat që e përmendën sot Kosovën në Torino dhe që e duan anëtare në KiE

  • A.P /
  • 20 May 2022 - 16:55
MPJ falënderon ministrat që e përmendën sot Kosovën në Torino dhe që e duan anëtare në KiE

Ministria e Punëve të Jashtme ka falënderuar ministrat që e përmendën sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës gjatë mbledhjes së Komitetit të Ministrave dhe që shprehën mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në organizatën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Këshilli i Europës fillon diskutimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në takimin vjetor të Komitetit të Ministrave në Torino/Itali. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e dhënë nga anëtarët e KE-së”, ka shkruar MPJ në një komunikatë për media

MPJ thotë se Republika e Kosovës është mirënjohëse për mbështetjen e dhënë në përpjekjet e saj  për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Europës.

“Deklaratat gjatë Këshillit të Ministrave sot në Torino/Itali kanë treguar këtë mbështetje për aspiratën tonë. Jemi optimistë dhe shpresojmë se me mbështetjen e shprehur dhe të fortë të partnerëve kryesorë dhe të shumicës së anëtarëve në Këshill, si dhe me ndihmën e anëtarëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Kosova do të arrijë te ky synim i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në tërë Europën”.

(Kosova Sot Online)