Manastiri i Deçanit i del ‘dardhë me bisht’ Kosovës

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 14:28
Manastiri i Deçanit i del ‘dardhë me bisht’ Kosovës

Ish-ambasadori, Lulzim Peci ka thënë se mos-zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dhënien e parcelave të tokës Manastirit të Deçanit, është një gabim i madh, i cili do t'i hakmerret vendit tonë, si në procesin e dialogut, ashtu edhe në antarësimin në institucionet ndërkombëtare.

Peci ka vlerësuar se kështu është duke u dëshmuar se Qeveria, dhe jo vetem e tanishmja, por të gjitha qeveritë nuk e kanë sensin elementar të shtetit ligjor.

“Mos-zbatimi i vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves per dhenien e parcelave te tokes Manastirit te Decanit, eshte nje gabim i madh, i cili do t'i hakmerret vendit tone, si ne procesin e dialogut, ashtu edhe ne antaresimin ne institucionet nderkombetare. Kisha Ortodokse Serbe e ka njohur autoritetin e institucioneve gjyqesore te Kosoves, duke ju drejtuar Gjykates Kushtetuese, ndersa organet ekzekutive te vendit tone, nuk e zbatojne vendimin e saj, por i trajtojne vendimet e gjyqesorit ne menyre selektive. Me kete qasje, ne vetem jemi duke e kurthuar veteveten, duke deshmuar se Qeveria, dhe jo vetem e tanishmja, por te gjitha qeverite qe me se gjashte vite me rradhe, nuk e kane sensin elementar te shtetit ligjor”, ka shkruar mes tjerash ai.

(Kosova Sot Online)