Avokati i Veselit kërkon që gjykimi të nis në dhjetor

  • A.P /
  • 20 May 2022 - 20:33
Avokati i Veselit kërkon që gjykimi të nis në dhjetor

Avokati i Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson ka kërkuar që gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së të nis në dhjetor të këtij viti.

Ai tha se mbrojtja është e gatshme ta dorëzojë dosjen paraprake më 16 shtator.

“Sigurisht që mund ta përmbushim datën 16 shtator për dorëzimin e dosjes paraprake. Qëllimi është që dosjen paraprake ta kemi më 16 shtator për të dhënë mundësi që gjykimi të fillojë në dhjetor. Të gjitha përpjekjet për të vendosur disiplinë te prokuroria s’kanë pasur efekt. Andaj zgjidhja e vetme do ishte caktimi i fillimit të gjykimit për në dhjetor”, tha ai.

Ai shtoi se është e domosdoshme që Prokuroria e Speciales të disiplinohet sa i përket respektimit të afateve dhe të ecet më shpejtë me nisjen e gjykimit.

“Ne mund të punojmë me disa vështirësi aty këtu por mendoj që ka ardhur koha që të disiplinohet prokuroria. 16 shtatori është në rregull për një dosje paraprake. Ne ngulim këmbë edhe për nisjen e gjykimit sepse do të ishte një periudhë afër dy vjet e mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve”, tha Emmerson. 

(Kosova Sot Online)