'Idiot', “grahi kerrit' – fqinjët për pak sa nuk rrihen
Dy fqinj janë përplasur pothuaj edhe fizikisht në transmetim live, e ku shkak i kësaj përplasje u bë një pronë ku njëri prej tyre po pretendon që i është bllokuar hyrja për në shtëpinë e tij.
Gjatë debatit e sipër, aty filluan edhe ofendimet.
“Grahi kerrit, grahi kerrit, se me mu ki me u nda keq o idiot…”, thuhet mes tjerash në këtë përplasje të ndodhur gjatë një raportimi
Njëri prej tyre që është edhe mërgimtar ka paralajmëruar se do të marr masa më të dhunshme për zgjidhjen e këtij rasti.
Njëri prej tyre që është edhe mërgimtar ka paralajmëruar se do të marr masa më të dhunshme për zgjidhjen e këtij rasti.
“Nuk ka biznes me tok të Komunës, unë kam me i hjek këto barriera me kamionë, unë këto i kam trojet, këtu e kam shtëpinë. Që 6-7 vjet unë nuk kam qasje në këtë rrugë, niher e kanë mbush me dhe, por këta e kanë vendos mos mem lanë mu me jetu”, është shprehur mërgimtari.
(Kosova Sot Online)