Roja i një objekti gjendet i vdekur në Pejë, Policia nis hetimet

  • S.A /
  • 21 May 2022 - 08:50
Roja i një objekti gjendet i vdekur në Pejë, Policia nis hetimet

Një punëtor sigurimi është gjetur i vdekur në një objekt në ndërtim e sipër në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. “Fsh. Pasjan, Partesh 20.05.2022 – 07:10.

Raportohet se  viktima mashkull kosovar, punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )