Ministria e Mbrojtjes hap konkurs pune për stafin civil, Mehaj: Me ushtrinë po ngriten edhe resurset tjera

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 11:18
Ministria e Mbrojtjes hap konkurs pune për stafin civil, Mehaj: Me ushtrinë po ngriten edhe resurset tjera

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ministria që drejton së shpejti do të hapë konkurs për 75 pozita specialistike si pjesë e resursve humane.

Pozitat që do të hapen variojnë nga mjeku specialist e deri te inxhinierët e ndërtimtarisë.

Mehaj ka thënë se ushtria po rritet e bashkë me të po ngriten edhe resurset humane.

“Konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara. Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngriten dhe kapacitetet e resurseve humane. Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të mbështes tranzicionin e FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional që përmbush standardet Euro-Atlantike”, ka shkruar Mehaj.

(Kosova Sot Online)