Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për 75 pozita

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 11:13
Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për 75 pozita

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se së shpejti do të hap konkurs për personel civil në 75 pozita specialistike.

Sipas njoftimit, konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara.

Konkursi do të jetë i hapur për pozitat që përfshijnë atë për mjek specialist, infermier, asistent i Stomatologjisë, biokimist, psikolog/psikolog Klinik, teknik i Veterinarisë, zyrtar Ligjor, specialist për mbrojtje kibernetike, zhvillues i Sistemeve, specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta), menaxher i Web Faqes, zyrtar për cilësi, teknik i ushqimit, hirdoinxhinier, zjarrfikës, mekanik, inspektues i derivateve dhe instruktor i vozitjes.

“Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të realizoj tranzicionin e sukseshëm të FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional, në përputhje me standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s”, thuhet në njoftimin e ministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se do të garantojë një proces të drejtë dhe transparent në përputhje të plotë me të gjitha normat, kriteret dhe procedurat në fuqi.


(Kosova Sot Online)