Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë në Klinë

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 16:49
Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë në Klinë

Në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, sapo është nxjerr një trup i cili po kërkohej gjatë ditës së sotme, pasi ishte parë nga disa peshkatarë të cilët kishin tentuar ta nxjerrin, por që nuk kishin arritur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se trupi është gjetur nga disa qytetarë të cilët kanë njoftuar policinë e Kosovës, e më pas është nxjerr me ndihmën e FSK-së.


(Kosova Sot Online)