I grabitën taksistit para dhe dy telefona, arrestohen disa të rinj

  • E.K /
  • 23 May 2022 - 09:48
I grabitën taksistit para dhe dy telefona, arrestohen disa të rinj

Janë arrestuar B.K, 19 vjeç, F.A, 21 vjeç dhe F.A, 24 vjeç sot në Prishtinë.

Të njëjtit po dyshohen se në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, një taksisti i kanë grabitur një shumë parash dhe dy telefona.

Policia ka bërë të ditur se nga të dyshuarit kanë sekuestruar edhe një armë.

“Prishtinë, 23 maj 2022-Sot, rreth orës 01:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, ku një taksistit nga persona të dyshuar i janë grabitë një shumë parash dhe dy telefona. Ka qenë reagimi i shpejtë, i zyrtarëve policor, të stacionit Veriu në Prishtinë, ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një armë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, tre të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë edhe në së paku gjashtë raste të tjera të natyrës së njëjtë.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)