Vetëm një rast i ri i infektuar me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 23 May 2022 - 15:07
Vetëm një rast i ri i infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe është raportuar vetëm një rast i ri i infektuar me këtë virus.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

23 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 398 testime, 1 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.

Në total numri i rasteve aktive është 157.

(Kosova Sot Online)