Zbulimi i një laboratori të drogës/Ja çka ndodhi sot në Zveçan

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 17:28
Zbulimi i një laboratori të drogës/Ja çka ndodhi sot në Zveçan

Nga të shtënat me armë në Zveçan nuk ka pasur të lënduar, ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti. Gjithçka kishte nisur nga një aksion kundër kontrabandës.

Më herët në media është raportuar se në Zveçan, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në një objekt, ku dyshohej se kishte mallra të kontrabanduar.

Nga Policia e Kosovës është thënë se gjatë një aksioni të nisur nga Dogana, është gjetur një laborator për prodhim të narkotikëve.

“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës. Mirëpo është parë se nuk është vetëm fushëveprim i Doganës, por për Policinë. Aty është gjetur një laborator i narkotikëve”, ka thënë Hoti.

Tutje, ai ka treguar se gjatë aksionit janë dëgjuar të shtëna dhe se policia e ka identifikuar lokacionin prej nga kanë ardhur.  

(Kosova Sot Online)

“Janë dëgjuar të shtëna. Janë gjetur gëzhoja në atë zonë”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se nuk ka pasur ndonjë të lënduar nga e gjithë kjo.