Sveçla thotë se janë konfiskuar drogë me vlerë 6 milionë euro në veri

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 21:47
Sveçla thotë se janë konfiskuar drogë me vlerë 6 milionë euro në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se tashmë po shkatërrohet droga që u gjet në veri të vendit.

Ai njofton se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar ai.

Sot pas një aksioni të Policisë në veri të Kosovës është zbuluar një laborator për kultivimin e marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për t’u shitur në treg ilegalisht.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

(Kosova Sot Online)