Petkoviq në Kosovë, merr pjesë në liturgjinë e Kishës në Prizren i shoqëruar nga ministri Rakiq

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 10:44
Petkoviq në Kosovë, merr pjesë në liturgjinë e Kishës në Prizren i shoqëruar nga ministri Rakiq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ndodhet në Kosovë dhe po merr pjesë në liturgjinë e Kishës së Shën  Gjergjit në Prizren.

Liturgjia po shërbehet nga Peshkopi Teodosije dhe priftërinjtë e Dioçezës me rastin e festës së Seminarit Teologjik të Prizrenit shkruan Kosovoonline.

Bashkë me Petkoviqin, i pranishëm është edhe ministri për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq.

Petkoviq nga dje ndodhet për një vizitë dy ditore në Kosovë dhe ka filluar me vizitën në familjen Sariq në Rahovec.

(Kosova Sot Online)