Mesazhi i Presidentit Biden me letrën e dërguar presidentit serb Vuçiq, paralajmërim për goditjen serioze amerikane kundër Beogradit

Mesazhi i Presidentit Biden me letrën e dërguar presidentit serb Vuçiq, paralajmërim për goditjen serioze amerikane kundër Beogradit
Mesazhi i Presidentit Biden me letrën e dërguar presidentit serb Vuçiq, paralajmërim për goditjen serioze amerikane kundër Beogradit

Muhamet Kelmendi

  • 24 May 2022 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

SHBA-ja ka qëndrim të qartë mbi çështjen e Kosovës dhe për dialogun me Serbinë. Nuk ka ikje apo tërheqje nga shteti i Kosovës. Lufta në Ukraine ka ndikuar që në Uashington të kërkohet më me ngulm zgjidhja e raporteve Kosovë-Serbi, duke përfunduar me marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me njohje reciproke të shteteve. Edhe në BE, si në Berlin, në Londër e në Bruksel problemi i Ballkanit Perëndimor ka marr një vëmendje të veçantë.

-Nëpër qendra të Evropës po kërkohet integrim i Ballkanit Perëndimor në BE dhe me këtë edhe përshpejtim të dialogut Kosove-Serbi. Mirëpo, edhe këtu ende ka kundërshtar. Natyrisht se këtu akoma po prinë Parisi. Frenimi është i gjerë. Por letra e Presidentit të SHBA-ve, z Biden, drejtuar presidentit serb Vuçiq është edhe një kujtesë serioze dhe tërheqje mendimi mbi përfundimin e raporteve me Kosovën me njohje reciproke të shteteve sovrane. Ky mendim i përkujton Vuçiqit se brenda këtij afati katër vjeçar, priten zgjidhje të çështjes dhe përfundimi i raporteve me shtetin e Kosovës. Ambasadori i SHBA-ve në Kosove tha: "Ne dimë ku janë kufijtë e Kosovës (...). Unë gjendem në veri të Mitrovicës, e kufijtë nuk janë këtu, por thellë më tej, në veri të Kosovës". Me letrën e Biden pikërisht kjo kërkohet të merr fund.

Me këtë letër tregohet se nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka ex-territore serbe brenda vendit dhe as Asociacion me pushtet ekzekutiv. Kërkohet njohje reciproke. Ky është edhe një mesazh i z. Biden drejtuar Vuçiqit dhe Serbisë. SHBA-të nuk mundë të vazhdojnë vetëm me mesazhe dhe me kërkesa, me letra. Pas këtyre ndërmerren masat adekuate për zbatimin e qëndrimeve. Natyrisht se masat mund të jenë të ndryshme, si masa politike e ekonomike dhe, deri edhe te masat e karakterit imponues.

Serbia po luan me SHBA-të. Nuk po i merr seriozisht mesazhet e Presidentit. Kjo është tepër keqe për Serbinë. Serbia nuk mund të ike nga përgjegjësia. Nuk ka më mbrojtje të fortë. Rusia është kapur në Ukrainë dhe ka probleme për të mbrojtur Serbinë. Kjo e detyron Beogradin që të veproj. Tash vetëm dy rrugë i ka Serbia. 1. Shkuarjen në agresion ushtarak kundër Kosovës dhe

2. Zgjidhjen përfundimtare të çështjes me njohje reciproke. Shteti serb dhe Vuçiq duhet të zgjedhin. Lufta e dërgon Serbinë në humbje të tërë sovranitetit të shtetit. Mbetet dialogu dhe njohja reciproke. Mesazhi i Presidentit Biden nuk lenë alternative. Zgjidhje është: shteti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".