Kryeministri “arbëresh” i Australisë takon Presidentin Joe Biden në një vend aleat

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 10:58
Kryeministri “arbëresh” i Australisë takon Presidentin Joe Biden në një vend aleat

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese është takuar me presidentin amerikan Joe Biden në kuadër të Quad Summit që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Albanese ka shpërndarë një fotografi nga takimi me shefin e Shtëpisë së Bardhë, dhe ka thënë se me të kanë diskutuar për aleancën Australi-Britani e Madhe-ShBA.

“E shkëlqyeshme të takoj Presidentin Joe Biden për të riafirmuar miqësinë e ngrohtë mes dy shteteve tona që bazohet në vlerat tona të përbashkëta. Diskutuam AUKUS-in, duke punuar së bashku me partnerët rajonalë dhe duke e bërë veprimin gjithëpërfshirës mbi ndryshimin e klimës një shtyllë të re të Aleancës sonë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)