Sot tre muaj nga fillimi i luftës, zhvillimet e fundit nga Ukraina

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 21:37
Sot tre muaj nga fillimi i luftës, zhvillimet e fundit nga Ukraina

Sot bëhen tre muaj që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Nga zhvillimet e fundit atje, Rusia po përpiqet që të marrë kontrollin mbi dy qytete në Luhansk. Marrja e Severodontesk dhe Lysychansk, ku përshkon lumi, do të nënkuptonte se Rusia është në rrugën e duhur për të arritur qëllimet e saj në tërë regjionin e Luhansk.

Dy zyrtarë të lartë rusë kanë sinjalizuar se Moska është e përgatitur për një luftë të gjatë në Ukrainë.

Kampanja ushtarake ruse në Ukrainës është në fazën e saj më aktive, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Lideri i Hungarisë, Victor Orban ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të luftës në Ukrainë, duke thënë se vendi i tij duhet të qëndrojë larg konfliktit.

(Kosova Sot Online)