Merovci: Kurrë Rugova s’ka thënë që UÇK është dorë e zgjatur e Serbisë, mosni se është turp

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 22:08
Merovci: Kurrë Rugova s’ka thënë që UÇK është dorë e zgjatur e Serbisë, mosni se është turp

Adnan Merovci ka thënë se presidenti Ibrahim Rugova asnjëherë nuk ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dorë e zgjatur e Serbisë.

Merovci tha se është turp të thuhet se Rugova e ka thënë këtë.

“Mos harroni që miti i plumbit është dashtë të shkrihet se mit dhe të bëhet një luftë e vogël në Kosovë dhe një luftë e kontrolluar prej Amerikës, sic e dini.

Kurrë Ibrahim Rugova nuk ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë, mosni se është turp”, tha Merovci.

(Kosova Sot Online)