Njësia Speciale ndërhyn për të ndaluar përleshjen me thika në Pejë

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 22:54
Njësia Speciale ndërhyn për të ndaluar përleshjen me thika në Pejë

Para disa ditësh, në qendër të Pejës, dy persona sulmuan një tjetër dhe tentuan ta therin me thikë, por falë intervenimit të Policisë, u shmang eskalimi i situatës.

Ky rast që ka ndodhur më 20 maj, në rrugën “Tony Blair” të Pejës, ku shihet se si ndërhyn polici në rroba civile, për të parandaluar therjen me thikë.

Polici i cili është pjesë e Njësisë Speciale shihet teksa arreston njërin nga të dyshuarit dhe më pas arrestohet edhe personi tjetër, i cili mban në duar një thikë të madhe.

(Kosova Sot Online)